Bota

Erdogan dhuron 7 rrogat e tij mujore, për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit

31 Mars 2020, 09:08 Nga DOSJA
Erdogan dhuron 7 rrogat e tij mujore, për të ndihmuar në

TURQI– Mediat e huaja kanë shkruar se Erdogan ka nisur Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar shtatë muaj të pagës së tij.

“Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time të shtatë muajve.”- tha Erdogan në fjalimin e tij para popullit.

Ndër të tjera ai theksoi se anëtarët e kabinetit në qeveri dhe ligjvënësit po ashtu kanë dhuruar afro 791 mijë dollarë në fushatë.

Presidenti turk sërish është shprehur me shumë vetbesim duke shpjeguar se Turqia gëzon pajisje më të mira mjekësore në krahasim me vendet e tjera kundër virusit dhe do t’ia dalë në këtë luftë.

“Turqia po hap me shpejtësi spitale të reja përderisa ashtu forcon ato ekzistuese. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit”, tha presidenti turk.

Në të gjithë territorin e Turqisë janë rregjistruar 168 viktimave dhe janë konfirmuar 10.827 të  infektuar nga koronavirusi.

Burimi: aa.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi recep tayyip erdoğan koronavirusi ne turqi recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll