Bota

Koronavirusi merr fund më 16 maj, studimi italian tregon zhdukjen graduale të pandemisë. Ja rajonet që do ta arrijnë më he

31 Mars 2020, 09:11 Nga DOSJA
Koronavirusi merr fund më 16 maj, studimi italian tregon zhdukjen graduale

ITALI– Kthimi në jetën normale do të bëhet gradualisht, por sipas një studimi italian, si datë e mundshme për zerimin e rasteve me koronavirus, do të jetë 16 maji. Kjo tregohet nga një llogaritje statistikore e Institutit Einaudi, bazuar në të dhënat e Mbrojtjes Civile.

Periudha midis 5 dhe 16 majit mund të shihet si periudha për  eliminimin e mundshëm të rasteve të koronavirusit në Itali. Kjo është ajo që del nga llogaritjet statistikore të publikuara nga Instituti Einaudi për Ekonomi dhe Financa (EIEF), bazuar në të dhënat, që jepen çdo ditë nga Mbrojtja Civile.

Studimi tregon se zhdukjen e rasteve me koronavirus dhe kontrollin e epidemisë, disa rajone do ta arrijnë më heret, dhe disa të tjera më vonë.

Në bazë të të dhënave të 29 marsit, dalin vlerësime edhe për secilin rajon, nga i cili del se në 6 prill Trentino Alto Adige shihet si zona e parë ku do të zhduken rasten e infektuara me koronavirus, e ndjekur më 7 prill nga Liguria, Umbria dhe Basilicata. Më pas vijon me Valle d’Aosta (8 Prill), Puglia (9 Prill), Friuli Venezia Giulia (10 Prill), Abruzzo (11), Veneto dhe Sicilia (14), Piedmont (15), Lazio (16), Calabria (17) , Campania (20), Lombardia (22), Emilia Romagna (28), Toscana (5 maj).

Në Itali ka rreth 40 mijë të infektuar dhe viktimat në vend kanë tejkaluar ato në Kinë, duke u bërë vëndi me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19.

Burimi: Corriere Della Sera

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 koronavirusi ne itali me 16 maj zerohen rastet me koronavirus pandemia e koronavirusit studimi i fundit covid-19 koronavirusi ne itali me 16 maj zerohen rastet me koronavirus pandemia e koronavirusit studimi i fundit

Sondazh

Poll