Bota

Kryetari i New York-ut paralajmëron qytetarët: Qyteti do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të majit, më shumë se gjysm

30 Mars 2020, 10:35 Nga DOSJA
Kryetari i New York-ut paralajmëron qytetarët: Qyteti do të

SHBA– Kryetari i  New York-ut  prej vitit  2014, Bill De Blasio thotë se të gjithë qytetarët e New York-ut duhet të jenë ‘gati’ që qyteti të qëndrojë i mbyllur deri në fund të majit dhe parashikon se më shumë se gjysma e popullsisë prej 8.6 milion banorë do të infektohet me koronavirus, pasi rastet e reja po rriten ditë pas dite.

Teksa ka folur në një intervistë për situatën që ka krijuar COVID-19, dhe për pikat më të “nxehta” në vend de Blasio u pyet nëse qyteti do të qëndronte i mbyllur deri në maj.

“Unë mendoj se duhet të jemi të gatshëm për këtë,  ky vendim përplaset me afatin e Pashkëve që Presidenti Trump tha për të rihapur vendin si diçka që i dha ‘shpresë të rreme’ kombit.”- tha ai.

De Blasio paralajmëroi gjithashtu se më shumë se gjysma e New York , me një  popullsi prej 8.6 milion banorë, nuk i shpëton dot infektimit nga virusi. Parashikimi i tij erdhi ndërsa hulumtimi nga Shkolla e Mjekësisë të Uashingtonit sugjeroi që 81,000 njerëz do të vdesin nga virusi në SHBA dhe që pandemia nuk do të përfundojë deri në qershor.

Tani ka 142.746  raste në New York që nga mëngjesi i së premtes, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 2,489.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota de blasio koronavirusi ne shba new york shba de blasio koronavirusi ne shba new york shba

Sondazh

Poll