Bota

ME VIDEO/ “Sheh ndonjë virus të fluturojë?”, Presidenti i Bjellorusisë shtang mediat me deklaratën dhe shkon të luajë

30 Mars 2020, 10:35 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Sheh ndonjë virus të fluturojë?”,

BJELLORUSI– Aleksander Lukashenko, Presidenti i Bjellorusisë ka shkuar që të zhvillojë një ndehsjej hokeji, pa e prishur terezinë për pandeminë që ka gjunjëzuar botën. Mediat e huaja shkruajnë se Lukashenko është shprehur se nuk shikon asnjë virus që të fluturojë përreth, kshtu që nuk ka pse të marrë masa.

Nuk ka viruse këtu. Ke parë gjë viruse duke fluturuar përreth ti? këtu ka akull, sporti, frigoriferi është kura më e mirë kundër virusit,”– tha Presidenti.

Deri tani në këtë shtet, sipas raportimeve nga mediat e huaja, janë shënuar 94 raste me Covid-19.

Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 7340 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 812 persona.  Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku kanë humbur jetën 39 persona. Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko bjellorusi koronavirusi ne bjellorusi aleksandër lukashenko bjellorusi koronavirusi ne bjellorusi

Sondazh

Poll