Bota

Sot Spanja e bllokuar totalisht/ 812 viktima brenda 24 orëve, shkon në 7.340 numri i të vdekurve nga Covid-19

30 Mars 2020, 10:09 Nga DOSJA
Sot Spanja e bllokuar totalisht/ 812 viktima brenda 24 orëve, shkon në

SPANJË– Spanja është vendi i dytë në botë më i  prekur nga koronavirusi, ku çdo ditë e më tepër po rritet numri i të infektuarëve dhe i viktimave.

Në 24 orët e fundit Spanja ka regjistruar 812 viktima, duke e çuar totalin e të vdekurve në 7340.

Ndërkohë me bilancin e lartë që Spanja ka shënuar në javën e fundit, sot është edhe dita e parë e bllokimit të qytetarëve, si edhe janë marrë masa më shtrënguese pasi qeveria ndaloi të gjithë punëtorët nga punët e tyre, duke i urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Duke  qenë se urdhëri nuk u fut në fuqi prej mbrëmjes së djeshme shumë qytetarë që  kanë biznese po bëjnë sot mbylljet e fundit të dyqaneve, restoranteve dhe të gjitha qendrave të tjera ku mblidhen shumë njerëz.

Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona.  Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: elindependiente.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll