Komisionari për Ekonomi i BE-së: Projekti evropian, në rrezik
30 Mars 2020, 10:07Nga DOSJA
Bashkimi Evropian tha të hënën se mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian.
Paralajmërimi u bë nga komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.
“Është e qartë se dallimet ekonomike midis vendeve evropiane, në vend që të zvogëlohen përballë një krize si kjo, ato po rriten. Do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë bashkë projektin evropian”, tha Gentiloni.
Të enjten, Gjermania dhe shtetet e tjera veriore të BE-së e refuzuan një propozim të mbështetur nga nëntë vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, për të ashtuquajturat “bono-detyrime për koronën”.
Ato do të lëshoheshin në emër të Eurozonës si tërësi dhe do të ishin borxh i përbashkët i shteteve anëtare.
Vendet anëtare evropiane duhet të “fillojnë me objektiva të përbashkëta”, tha Gentiloni.
“Kemi nevojë për një instrument të ri të garantimit të papunësisë dhe një plan për mbështetjen e biznesit”, tha mes tjerash ai.
Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja – të dyja anëtare të BE-së.
Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve e kanë Shtetet e Bashkuara, me mbi 143,000 raste. Marrë nga Radio Evropa e Lire
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MOSKË– Sot rrugët në kryeqytetin rus ishin të shkreta, sheshi i zbrazur dhe asnjë njeri nuk ka dalë nga shtëpitë, pasi kryetari Sergei Sobyanin njoftoi mas...
BRITANI E MADHE – Një ekspert që parashikoi se 5.700 britanikë mund të vdisnin si rezultat i koronavirusit thotë se ai nënvlerësoi shkallën e krizës. Profesori ...
SHBA- Një video e publikuar nga Spitali i Universitetit “George Washington” tregon dëmin që ka shkaktuar koronavirusi në mushkëritë e një pacienti 59-vjeç...
SHBA– Eksperti kryesor i qeverisë për sëmundjet e infeksionit në SHBA, Anthony Fauci parashikon që numri i vitkimave nga koronavirusi në Amerikë do të jetë 100,...
GJERMANI– Në Gjermani koronavirusi është përhapur në disa qytete, numri i viktimave dhe i të infektuarëve është rritur ditët e fundit.Gjithashtu nga koronavirus...
MBRETËRI E BASHKUAR– Inxhinierët e Mercedes F1 dhe Kolegji Universitar në Londër kanë zhvilluar një pajisje të re të frymëmarrjes për koronavirusin,...
MEKSIKË– Tenori me famë botërore, Placido Domingo është shtruar në spital në Meksikë, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.Legjenda e operës, Placido Domin...
KOSOVË– Kuvendi i Kosovës është kthyer për pak sekonda në një sallë që ushtonte nga zhurma të çuditshme, të interpretuara si ‘pasthirrma seksi’. Ras...
KINË– Qentë dhe macet e tmerruara u grumbulluan në kafaze të ndryshkur. Lopët dhe akrepat ofroheshin në shitje si ilaç tradicional. Lepujt dhe rosat...