Aktualitet

Nuk po merrni dot lejen nga e-albania? Ja gabimi që po bëni në portal dhe hapat që duhet të ndiqni

29 Mars 2020, 20:32 Nga DOSJA
Nuk po merrni dot lejen nga e-albania? Ja gabimi që po bëni në

TIRANË– Shumë prej jush ndoshta janë përballur me mos kuptimin e mënyrës së marrjes së lejes së posaçme që të jep të drejtën të jesh ti personi që bën pazaret apo kryen nevojat e tua jashtë shtëpisë. Në këtë periudhë, kur të gjithë janë të izoluar në shtëpi, qytetarët janë dyndur për të aplikuar dhe për të marrë lejen e nevojshme që i lejon të dalin për një orë nga shtëpia.

Por me siguri kanë hasur probleme…dhe kjo për arsyen se mund të mos jenë të regjistruar. Fillimisht duhet të ndiqni hapat për t’u regjistruar (si person dhe jo si biznes) dhe më pas të aplikoni për lejen, pikërisht në shërbimin që shkruhet ‘leje për dalje’. Pas hapjes së kësaj faqeje gjeni edhe manualin për hapat e mëtejshëm.

Lejen për dalje mund ta merrni edhe me sms. Dërgoni një mesazh në numri 55155 me numrin e kartës tuaj të identitetit dhe me orën që ju duhet të lëvizni. Më pas do të vijë një mesazh konfimrimi dhe vetëm atëherë mund të lëvizni në orën që kërkuat.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e albania koronavirusi ne shqiperi leja e posacme plani i masave per covid-19 portali e-albania viktimat e koronavirusit ne shqiperi e albania koronavirusi ne shqiperi leja e posacme plani i masave per covid-19 portali e-albania viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll