Aktualitet

Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri Gjana tregon ç’i panë sytë: Vijnë avionë me të infektuar, nuk numërohen

29 Mars 2020, 18:44 Nga DOSJA
Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri Gjana tregon ç’i

ITALI– Në një bisedë me skype nga Italia, ka folur njëri nga infermjerët që ditën e djeshme u nis drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor atje në luftën përballë koronavirusit. Korab Gjana tha se ditën e parë ju është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet, ndërsa nga dita e nesërme do të jenë në krah të kolegëve italianë. Ai më tej pohoi se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescias.

Pacientët janë të panumërt, vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca, nesër do  fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian. Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate”, tha Gjana.

Shqipëria ka nisur dje 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre në përballimin e situatës që po kalon Italia me përhapjen e koronavirusit ku deri tani kanë humbur jetën mbi 10 000 përsona ndër to edhe disa mjekë.

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali itali koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll