Aktualitet

Raste të reja? Dyshohet për dy persona të infektuar nga Durrësi, nuk kanë asnjë histori udhëtimi

29 Mars 2020, 18:12 Nga DOSJA
Raste të reja? Dyshohet për dy persona të infektuar nga

DURRËS– Dy persona nga Durrësi, të moshës 71 dhe 77 vjeç, rezultojnë se ajnë të prekur me koronavirus. Top-Channel, shkruan se dy të infektuarit janë burra dhe se njëri prej tyre ka një djalë që i punon në call center. Për të njëjtin person shkruhet se edhe nusja e djalit të tij ka paraqitur temperaturë. Dy të infektuarit, sipas të njëjtave burime, nuk kanë histori udhëtimi, por në rrugë zyrtare nuk janë konfirmuar ende.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi durres koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll