Aktualitet

“Maçok ku*v’! Po ça t’ka bo Xherri, mër t’qr!?”, Briken Fejzullai ironi me fjalët e Ramës, tregon çrregullimet e

29 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
“Maçok ku*v’! Po ça t’ka bo Xherri, mër

TIRANË– Briken Fejzullai, aktivist i shoqërisë civile dhe ish-kryebashkiaku i natës në Tiranë ka shkruar nga karantina, se si po shkon dita e nëntëmbëshjetë e izolimit. Në një status në profilin e tij në Facebook, Fejzullai shkruan si ‘djali’ i Ramës, referuar fjalëve të kryeministrit që ka thënë se është si një baba, dhe shpjegon gjithçka që ndjen kur shikon “Tommy and Jerri”, të preferuarit e çdo fëmije. Pasi shprehet se kishte qarë kur pa që Tommy po vraponte për të kapur Jerryn, Fejzullai shkruan se më pas është kujtuar se ishte djali i një kryeministri dhe se nuk kishte pse të ndjehej vetëm.

“Dita e nëntëmbëdhjetë! Hormonet me çrregullimin përtej limitit, ndjekin rrugën e tyre; krenarë për ulje-ngritjet e humorit që më shkaktojnë edhe pse mundohem ta mbaj situatën në kontroll. Dje, e gjeta veten duke fshirë lotët, teksa shihja në televizor Tomin, që orvatej të kapte me çdo kusht, Xherrin e vogël. Nuk e imagjinon dot, sa e shava dhe mallkova, atë maçok kurv’! Po ça t’ka bo Xherri, mër t’qr!? Më vonë, andej nga darka, mora vesh edhe që e kisha plakun, kryeministër. Nuk di të them, nëse gjithçka ndodhi nga mërzia për “babain” që dukej aq i lodhur teksa qante hallet tona, apo nga lumturia se tashmë “nuk do të isha, kurrë vetëm”, por di që loti u bë çurg… Më pas përrua… Lum… E në fund, ujvarë,”– shkruan Fejzullai.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet briken fejzullai edi rama greg rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi zaho rama briken fejzullai edi rama greg rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi zaho rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2020, 13:21

ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykat...