Aktualitet

Vjedhje dhe thyerje banesash me dhunë, arrestohen tre të shpallurit në kërkim nga Kavaja, autor të disa grabitjeve

29 Mars 2020, 15:49 Nga DOSJA
Vjedhje dhe thyerje banesash me dhunë, arrestohen tre të shpallurit

KAVAJË– Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me një të tretë, gjithashtu i arrestuar, kanë kryer 7 grabitje të dhunshme. Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar me emrin “Rrakull”, dhe konkretish janë arrestuar dy të shpallurit në kërkim: E. L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020. Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull.

Njoftimi i policisë Kavajë

Finalizohet operacioni policor “Rrakulli”. Operacioni, për kapjen e autorëve të vjedhjes së banesave me thyerje dhe me dhunë Kapen dy persona të shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”. Zbardhen 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë. Vihet në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve. Po gjatë operacionit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje. Policia e Kavajës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrakulli”, në kuadër të të cilit u bë kapja e dy personave të shpallur në kërkim, konkretisht:  E. L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes së banesve me thyerje. Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky person.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona ne kavaje grabitje me dhune ne kavaje policia e kavajes arrestohen 3 persona ne kavaje grabitje me dhune ne kavaje policia e kavajes

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2020, 13:21

ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykat...