Aktualitet

Skënder Brataj krenar për mjekët që shkuan drejt Italisë: U ndjeva si në ditën e tërmetit, shkoni të shpëtoni jetë se

29 Mars 2020, 15:17 Nga DOSJA
Skënder Brataj krenar për mjekët që shkuan drejt

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj që aktualisht po kurohet psi rezultoi i infektuar me Covid-19, ka shprehur emocionin dhe krenarinë që ka ndjerë në lidhje me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali. Në një status në profilin e tij në facebook, Brataj shkruan se është ndjerë njësoj si ditën e tërmetit kur ekspertë italianë erdhën t’i ndihmonin. Ai shkruan gjithashtu që ky është një mision ficnik që ata mjekë e kanë skalitur në zemër.

Postimi i plotë

JU JENI KRENARIA JONË, SHEMBULLI, VIRTYTI! Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta sken, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Ëau,ëau! Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë. Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar.  Pra, JU SHKONI TË SHPËTONI JETË! Këtë mision fisnik ju e keni të skalitur në zemrat tuaja dhe tonat. Kurajo, forca, dhe suksese çuna e goca! Me këtë solidaritet dhe vendosmëri që shohim në sytë tuaj, nuk ka virus të na ndalë!  Jeta është shumë më e bukur dhe gjithmonë fiton! PUNË DHE KTHIM TË MBARË MANTELBARDHË! Dr. Skender Brataj

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali plani i masave per covid-19 skender brataj koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali plani i masave per covid-19 skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2020, 13:21

ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykat...