Aktualitet

“Jeta është e shtrenjtë”, Shqipëria një vend i shkretuar, në rrugë qarkullojnë vetëm efektivët dhe ambulan

29 Mars 2020, 16:25 Nga DOSJA
“Jeta është e shtrenjtë”, Shqipëria një

TIRANË– Shqiptarët tashmë janë krejtësisht të izoluar dhe nuk dalin nga shtëpitë e tyre. Policia e Shtetit ka publikuar një video ku shihen të gjithë rrugët e vendit të shlretuara, kryesisht të Tiranës. Në rrugë qarkullojnë vetëm efektivët e policisë, ushtria dhe mjekët me auto ambulanca.

Në video jepet edhe një mesazh falenderues për të gjithë ata që respektojnë masat. “Mos dil kot, qëndro në shtëpi. Jeta është e shtrenjtë. Faleminderit që respektoni masat,“- shkruhet ndër të tjera në video.

 

 

#Mosdilkotqëndronështëpi

A post shared by Policia e Shtetit (@policiae_shtetit) on

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll