Aktualitet

“Javë e vështirë, por…”, ambasada amerikane jep lajmin e mirë, nuk ka rritje shpërthyese të infektimeve: Respektoni

29 Mars 2020, 13:41 Nga DOSJA
“Javë e vështirë, por…”, ambasada amerikane

TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri është shprehur se në Shqipëri po ndodh diçka e mirë pasi nuk ka një shpërthim të rasteve të infektimeve. Në një status në rrjetet sociale, teksa jep këtë lajm të mirë, ambasada bën thirrje edhe për respektimin e masave të vendosura nga qeveria.

“Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit,”- shkruhet në status.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba-ve koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi ambasada e shba-ve koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2020, 13:21

ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykat...