Aktualitet

Këndon këngë në shenjë mirënjohje për mjekët, përlotet Zef Deda dhe u bënë thirrje të gjithëve: Rrini në shtëpi d

29 Mars 2020, 14:05 Nga DOSJA
Këndon këngë në shenjë mirënjohje për

TIRANË– Humoristi i njohur Zef Deda ka emocionuar përsëri shqiptarët ditën e sotme.
Nëpërmjet një komunikimi përmes mjë lidhje me Skype për Fax News ai ka tregaur se si po i kalon ditët e izolimit për shkak të koronavirusit.

Ai është shprehur se kjo situatë do të kalojë shpejtë duke u bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të falin dashuri për familjarët e tyre. Po ashtu ai ka thënë se nëse zbatojmë rregullat kjo luftë do të mbyllet me fitore.

Ndërkohë sa i përket qëndrimit të tij në shtëpi ai është shprehur se tashmë është mësuar duke qenë se prej 5 vitesh ka pasur problem shëndetësore dhe për këtë shkak ai është mësuar që të ketë kujdes ndaj vetes.

“Nuk më zen vendi në vend me thënë të drejtën këto ditë, unë kam 12 ditë që jam totalisht i mbyllur. Jam këtu për të respektuar të gjitha rregullat si qytetar i këtij vendit, kini kujdes, lahuni, pastrohuni, të gjithë, se shumë shpejt do të largohet ky virus.
Edhe në shtëpinë tonë na bëjnë dush 12 herë në ditë, do na shkojnë dhe dritat shumë, por i kemi marrë të gjitha masat që të dalim prej këtij gazepi, me pak shtrëngim por mirë. Atyre kinezëve ju ndodhi nuk deshën, ata që ta sillnin këtej, e hoqën se iu shkoi më para, ashtu do e largojmë edhe ne, veç duhet të kemi kujdes. Tashi me thënë të drejtën unë kam 5 vite që kam pasur probleme me sëmundje, dhe jam mësuar me qendrimin brenda e në spitale, për me rujt duhet me u rujt. Duhet të bindim mendjen që të qendrojmë në shtëpinë tonë, pasi komunikimi me njerëzit, përçon këtë lloj virusi. Mos prek, me më prek, maskohu, laj duart, derisa të gjendet formula që ti lëshohemi sa të largojmë.
Bluzat e bardha janë heronj, dhe na porosisin që të qendrojmë në shtëpi, dhe të ruhemi nga papastërtitë, pasi kjo është një sëmundje tepër ngjitëse. Duhet me dit një gjë, populli duhet të bindet në emër të zotit, për vete, për të tjerët për të gjithë shoqëërinë tonë.
Të rrimë brenda me e dashtë njëri tjetrin dhe me e pa në sy dhe me u dashtë. Më vjen shumë keq për viktimat që nuk kanë njerëz se kush ti varrosë. Ta kalojmë këtë 15 ditësh, se do bëjmë sërish shfaqje e do bëjmë humor”, – u shpreh aktori i njohur.

Por pavarsisht kësaj ai ka shprehur mirënjohje të veçatë për bluzat e bardha të cilët janë nëvijën e parë tëfrontit të luftës. Ai është përlotur teksa u ka kushtuar një këngë mjekëve të vendit. Ai nuk ka lënë pa falenderuar as gazetarët, të cilët bëjnë të mundur informimin duke rrezikuar dhe veten e tyre.

“Hapni penxheret dhe uroj me gjithë zemër që ta kalojmë sa më qetë, ky popull kaq vital ka mundësi dhe të këndojë në shtëpi, të hapë fotografitë e vjetra e të humbasë në kujtime. Karantina duhet të respektohet, që ky popull të jetojë në shekuj e në shekuj, të rrimë urtë paksa, edhe të qetë paksa, të kemi afrimni, të kemi dashuri, dashurinë që na dha zoti me e pas ne, ta çojmë dhe të tjerët. Do të vijë koha që të dalim dhe të shkojmë te njëri tjetri, me fitoren e bluzave të bardha do ta këndoj dhe unë këngën e fitimtarëve,(këndon) ju du të gjithëve. A mund tiu uroj dhe ju mediave, ju na hapni shpirtin me komunikimin tuaj, ju falemnderit shumë, me punën tuaj të mrekullueshme, edhe ju jeni heronjë”, -u shpreh Deda në komunikimin e tij për Fax News.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi zef deda koronavirusi ne shqiperi zef deda

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2020, 13:21

ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykat...