Aktualitet

Rudina Hajdari solidarizohet në kohë koronavirusi, ofron ndihmë dhe ushqime për të gjitha familjet e Laprakës: Më shkruan

29 Mars 2020, 13:52 Nga DOSJA
Rudina Hajdari solidarizohet në kohë koronavirusi, ofron ndihmë

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është treguar e gatshme për të ndihmuar familjet shqiptare që kanë nevojë për ushqime dhe për ndihmë në këto ditë të vështira. Në një status në profilin e saj në Facebook, Hajdari shkruan se duke nisur nga nesër, do të ndihmojë të paktën 5 familje në ditë, që aknë nevojë për ushqime dhe ndihmë.

Ju lutem, nëse jeni një familje me fëmijë apo të moshuar dhe keni nevojë për ushqime në zonën e Laprakës, mund të më shkruani në inbox në mënyrë që t’ju siguroj ndihmën e duhur në këto momente të vështira. Duke filluar nga nesër do të ndihmojmë të paktën 5 familje në ditë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Rrini në shtëpi,”- shkruan Hajdari.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi rudina hajdari koronavirusi ne shqiperi rudina hajdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2020, 13:21

ANGLI– Një shqiptar i dënuar me 23 vite burg në mungesë, për vrasje, i ka shpëtuar ekstradimit nga Anglia. Sipas Top Channel, mediat angleze shkruajnë se gjykat...