Aktualitet

“Po vrasim fëmijët me dorën tonë”/ Çollaku publikon mesazhin e punonjësit të fasonerisë: Jemi 300 veta, nëse nuk sh

29 Mars 2020, 13:09 Nga DOSJA
“Po vrasim fëmijët me dorën tonë”/

Tiranë-Kreshnik Çollaku ka publikuar së fundmi një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës fasonerie, i cili shpreh shqetësimin se çdo ditë fle me frikën se mund të infektohet nga COVID-19, pasi punon në një sallë ku ka 300 punonjës, pa asnjë masë mbrojtëse. Qyetari shprehet më tej se është i detyruar të ikë në punë, pasi në të kundërt pushohet. Ai është i frikësuar dhe shprehet se mund të vrasë me dorën e tij fëmijët dhe familjarët, pasi rreziku për t’u infektuar në punë është i madh.

Mesazhi:

“Tmerri i punonjesve neper fasoneri. Punetoret ne fasoneri nen kercenimin e infektimit ,dhe bukes se gojes. Eshte e pakuptimte te mbash vendin ne shtetrrethim kur detyron grumbullime te tilla te detyruara. Eshte kriminale te vendosesh baballare ne kete pozite,ose infektimin ose buken e gojes. Aktivitete te tilla fasone e te ngjashem duhet te mbyllen me urgjence,cdo mase karantinimi behet e kote nese vazhdohet me kete marrezi…”, shprehet Çollaku. 

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik çollaku vikrimat e covid në shqipëri kreshnik çollaku vikrimat e covid në shqipëri

Sondazh

Poll