Aktualitet

Detaje/Infektohet me COVID-19 nëpunësja e DAR në Fier

29 Mars 2020, 11:29 Nga DOSJA
Detaje/Infektohet me COVID-19 nëpunësja e DAR në Fier

Fier-Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar edhe një nëpunëse e Drejtorisë Arsimore në Fier. Nuk dihet ende se cili person mund ta ketë infektuar nënpunës.  Deri më tani numri i të infektuarve në Fier ka shkuar në 26.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll