Aktualitet

Bashkia Lezhë jep njoftimin e rëndësishëm: Asnjë i moshuar nuk do të dalë nga shtëpia pa asnjë motiv, ja si do të vepr

29 Mars 2020, 12:36 Nga DOSJA
Bashkia Lezhë jep njoftimin e rëndësishëm: Asnjë i

Lezhë-  Bashkia Lezhë ka njoftuar së fundmi se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpia për asnjë motiv. Në njoftim theksohet se lind nevoja për vullnetarë, të cilët do iu çojnë në shtëpi ushqimet të moshuarve.

Njoftimi: 

?? Nisur nga situata e krijuar për shkak të virusit COVID-19 , të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpija për asnjë motiv. Nisur nga kjo, lind nevoja për VULLNETARË , të cilët do u japin ndihmë të moshuarve për bërjen e pazarit dhe shërbime të tjera të domosdoshme.
✅Çdo vullnetar/re, që bëhet pjesë e skuadrës së Bashkisë Lezhë është një ndihmë per ne !
☎Na telefono në 0686694445 ose na shkruani në ? in-box ne faqen Bashkia Lezhë. 

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkiak lezhë viktimat e covid ne shqiperi bashkiak lezhë viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll