Aktualitet

Covid-19 një kërcënim edhe për mirditorët, gruaja e 55-vjeçarit të infektuar punonte si infermiere, pezullohet puna në s

29 Mars 2020, 11:40 Nga DOSJA
Covid-19 një kërcënim edhe për mirditorët, gruaja e

Mirditë- Harta e COVID-19 në vendin tonë është zgjeruar, pasi një person rezulton i infektuar në Mirditë.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i infektuar është anëtar i administratës së Spitalit të Rrëshenit dhe është 55-vjeç. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 55-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv të Tiranës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi vuan edhe nga veshkat.  Ai nuk ka udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit Po kështu, gruaja e 55-vjeçari është  është infermiere në spitalin e Rrëshenit, dhe për këtë arsye të gjithë punonjësit e spitalit janë futur në karantinë dhe puna në spitalin e Rrëshenit është pezulluar.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll