Ndalohen dy të rinj në Gjirokastër, njëri me temperaturë e kollë. Dyshohet se janë infektuar me COVID-19
28 Mars 2020, 14:13Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Dy shqiptarë që po ktheheshin nga Greqia dyshohet se janë infektuar me COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se të dyshuarit janë rreth moshës 25-vjeç dhe janë kapur në kufi nga Policia.
Ata ishin bllokuar në Greqi dhe po tentonin që të kalonin në këmbë kufirin, por një prej tyre kishte shfaqur shenja të koronavirusit. Pak kapjes nga Policia, mjekët e ISHP Gjirokastër të vendosur në Kakavijë kanë bërë vizitën dhe tamponimin e shtetasve.
Njëri prej tyre kishte kollë dhe temperaturë 37.5. Ata do të qëndrojnë të izoluar deri në rezultatin e përgjigjes së analizave që del nesër në mesditë.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Policia e Shtetit njofton se nga e hëna të gjithë ata qytetarë me përjashtim të pensionistëve të cilëve iu ndalohet lëvizja, që nuk kanë me vete autoriz...
Nesër në orën 02:00 do të ndodhë ndryshimi i orës dhe akrepat do të ecin 60 minuta përpara. Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një video-live është “kapur” sërish me komentuesit e tij, duke siguruar që për pensionistet janë akorduar 20 mln lekë plus...
TIRANË– Një i ri ia ka dalë të mundë pandeminë që po trondit botën. Me valixhe në dorë, ai pret të lërë spitalin Infektiv dhe të kthehet në banesën e...
ITALI– Në territorin italian ku kanë vdekur mbi 9 mijë persona nga koronavirusi, punojnë dhe jetojnë edhe qindra mijëra shtetas shqiptarë.Ditën e sotme ka vdek...
TIRANË– Një qytetar ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit për të ardhur në Tiranë përtë tërhequr nga morgu trupin e vëllait të tij, i cili ka humbur jetën ...
TIRANË– Policia e Shtetit vijon me patrullimin e rrugëve të vendit për të ndëshkuar të gjithë ata që shkelin ligjin duke dalë nga shtëpia gjatë kohës pas o...
Aktualitet28 Mars 2020, 10:42
TIRANË– Vetëm 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, dhe vetëm 79 persona të dyshuar janë testuar në 24 orët e fundit, në një numër që shkon në 197 t...
TIRANE– Politikani dhe ish-deputeti Namik Dokle ka rrëfyer shqetësimin e tij si prind për vajzën e tij mjeke, Manjolën, e cila është në krye të detyrës në...