Aktualitet

Lëvizja e këmbësorëve nga e hëna, Policia e Shtetit sqarim të rëndësishëm: Nëse nuk keni SMS apo email-in e lejes do t

28 Mars 2020, 14:06 Nga DOSJA
Lëvizja e këmbësorëve nga e hëna, Policia e Shtetit

TIRANE- Policia e Shtetit njofton se nga e hëna të gjithë ata qytetarë me përjashtim të pensionistëve të cilëve iu ndalohet lëvizja, që nuk kanë me vete autorizim për të dalë nga banesa do të gjobiten. PSH sqaron se për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin 112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sqarim i Policisë së Shtetit Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars? Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në zonat urbane, Policia e Shtetit sqaron se:

Nga data 30 mars 2020 e në vijim, në e-Albania do të ofrohet shërbimi online “Leje për dalje” nga shtëpia. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë. Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë.

Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19.

Për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin 112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

Gjithashtu, sqarojmë se në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.

Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë aryse.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve.

Reagimi vjen në vazhdën e masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Kryeministri Edi Rama njoftoi qysh dje se nga e hëna masat për të lejuar lëvizjen do të ashpërsohen. Kështu, Rama prezantoi bashkë me AKSHIN, metodën e re për të lejuar lëvizjen, e cila nuk përfshin pensionistët, të cilët e kanë të ndaluar lëvizjen. Nga e hëna orari i lejuar për të bërë pazare është nga ora 05:00 deri në orën 13:00, përmes një leje e cila do të merret me metodat e sipërpërmendura. Leja është vetëm për një person të familjes, e vlefshme për 24 orë, dhe me afat 1 orë në ditë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autorizim per dalje nga shtepia plani i masave per covid-19 policia e shtetit autorizim per dalje nga shtepia plani i masave per covid-19 policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:42

TIRANË– Vetëm 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, dhe vetëm 79 persona të dyshuar janë testuar në 24 orët e fundit, në një numër që shkon në 197 t...