Sport

Guardiola i prish punë në merkato Barcelonës, por varet nga vendimi i KAS-it

28 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
Guardiola i prish punë në merkato Barcelonës, por varet nga

Lautaro Martinez është synimi numër 1 i Barcelonës për merkaton e verës, por gjërat nuk do të jenë aq të thjeshta. Edhe pse argjentinasi kërkohet me ngulm nga Leo Messi, bashkëpatrioti i tij, për të ka interes edhe Pep Guardiola.

Në garë për “El Toron” është futur së fundmi edhe Manchester City, ku kërkohet një pasues për një tjetër argjentinas, Aguero. “Tuttosport” raporton se “Citizens” janë të gatshëm të bëjnë edhe një çmenduri financiare për Lautaron.

Guardiola, sidoqoftë, duhet të presë vendimin e KAS-it. Nëse Manchester City përjashtohet dy vite nga kompeticionet europiane, asnjë lojtar nuk do të preferonte të transferohej në “Etihad”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona guardiola martinez barcelona guardiola martinez

Sondazh

Poll