Sport

Neuer nuk rinovon, Bayern e zëvendëson me “armikun” e tij më të madh

28 Mars 2020, 13:40 Nga DOSJA
Neuer nuk rinovon, Bayern e zëvendëson me “armikun” e tij

Manuel Neuer kërkon një kontratë afatgjatë te Bayern dhe klubi bavarez nuk është gati për t’ia dhënë. Drejtuesit janë vënë në gjurmët e zëvendësuesit të tij.

Sipas Daily Mail, me largimin e pritshëm të kapitenit gjerman, Bayern ka hedhur sytë nga një tjetër gjerman, Marc-Andre ter Stegen. Numri 1 i Barcelonës është edhe rivali i tij kryesor në portën e kombëtares gjermane.

Problemi është se Ter Stegen kushton shumë. Bayern nuk mund të paguajë 80-100 milionë euro për një portier, sidomos pas krizës që po kalon e gjithë industria e futbollit prej koronavirusit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern neuer ter stegen bayern neuer ter stegen

Sondazh

Poll