Sport

Ia futi me kokë në gjoks/ Gjesti që i kushtoi ndeshjen e jetës Zinedine Zidane, Matterazzi tregon se çfarë i tha që ia nx

28 Mars 2020, 09:14 Nga DOSJA
Ia futi me kokë në gjoks/ Gjesti që i kushtoi ndeshjen e

Çdo tifoz futbolli që ka parë finalen e Botërorit të vitit 2006, e ka ende të freskët momentin kur Zinedine Zidane goditi me kokë Marko Materazzin dhe më pas doli me karton të kuq, duke lënë Francën e tij me 10 futbollistë.

Sot, pas 14 vitesh, ish-mbrojtësi i Interit, ka zbuluar edhe fjalët e dala nga goja e tij, të cilat e shtynë një lojtar si Zidan të dalë nga vetja e tij dhe të bëjë një gjest që nuk i ka aspak hije.

“Nuk e dua fanellën tënde, preferoj mamanë ose motrën tënde’. Nuk ma merrte mendja se do të shkonte puna deri ku shkoi. Për fat nuk reagova, duke e njohur veten do të kisha reaguar dhe do të dilja edhe unë me të kuqe”, deklaron Materazzi.

“Nuk jam takuar kurrë me të. Dua ta komplimentoj për atë që ka arritur si trajner. Në një ndeshje hipotetike mes Francës dhe Italisë nuk do të luaja. Maksimumi mund të bëja rolin e trajnerit, përndryshe do të bëhej gjaku lumë”.Përfundon Materazzi.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport finalja e botërorit të vitit 2006 marko materazzi zinedine zidane finalja e botërorit të vitit 2006 marko materazzi zinedine zidane

Sondazh

Poll