Sport

Yjet e Barcelonës të marrin mësime nga Espanyol, super reagim për koronavirusin

27 Mars 2020, 21:39 Nga DOSJA
Yjet e Barcelonës të marrin mësime nga Espanyol, super reagim

Ndonjëherë harrojmë se futbolli është pasion, pasi në ditët që jetojmë gjithçka është kthyer në marketing. Ka prej atyre lojtarëve që dashurinë për klubin e kanë mbi gjithçka.

Shembulli ideal vjen nga Spanja, aty ku lojtarët e Espanyolit kanë pranuar të ulin rrogat. Një masë e tillë vjen si ndihmë për klubin duke qenë se nuk ka fitime në këtë periudhë të ndalimit të kampionatit si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Drejtuesit kanë përshëndetur vendimin e futbollistëve të tyre dhe kanë mbetur të kënaqur nga kjo besnikëri e treguar. Espanyoli po vuan shumë këtë sezon, pasi mund të rrëzohet nga elita e futbollit spanjoll.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona espanyol la liga barcelona espanyol la liga

Sondazh

Poll