Sport

PSG hedh sytë nga Napoli, i ofron 10 mln euro në vit shokut të Hysajt

27 Mars 2020, 21:18 Nga DOSJA
PSG hedh sytë nga Napoli, i ofron 10 mln euro në vit shokut të

PSG po mendon për mbrojtjen, pasi në qershor Thiago Silva pritet të largohet. Drejtuesit nuk i kanë ofruar rinovim, pavarësisht se braziliani dëshiron të qëndrojë.

Drejtori sportiv Leonardo po mendon për pasuesin e tij dhe emri që është pikasur është ai i Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi senegalez pritet të largohet nga Napoli, pasi ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund aventurës me skuadrën italiane.

Presidenti Aurelio De Laurentiis do një shifër të majme për kartonin e tij. Deri tani francezët kanë bindur vetë lojtarin me një rrogë të frikshme. Ata i kanë premtuar atij 10 milionë euro në vit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato napoli psg merkato napoli psg

Sondazh

Poll