Sport

Shkoi tek shtëpia e ish-gruas se vajza kishte ditëlindjen/ Gjykata jep ‘arrest shtëpie’ për ish-futbollistin Klodian Dur

28 Mars 2020, 09:55 Nga DOSJA
Shkoi tek shtëpia e ish-gruas se vajza kishte ditëlindjen/ Gjykata jep

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Klodian Duro i cili u denoncua nga ish-bashkëshortja për përndjekje. 

Duro u arrestua mbrëmjen e 24 marsit, pasi kishte shkuar në banesën e ish-gruas dhe sipas saj kishte filluar që të godiste derën e saj. Pas thirrjeve për t’u larguar, Duro qëndroi sërish duke e detyryar atë që të telefononte Policinë. 

Gjatë seancës, avokati i tij Erjon Kullolli është shprehur se klienti kishte shkuar në banesë për të takuar të bijën por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar. 

“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, është shprehur avokati.

Lajmi për arrestimin e tij është bërë publik ditën e djeshme, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e trajnerit Duro lidhur me ngjarjen. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arrestohet klodian duro klodian duro arrestohet klodian duro klodian duro

Sondazh

Poll