Aktualitet

Vdes nga koronavirusi 65-vjeçari shqiptar në Romë, letra prekëse e bashkëshortes

28 Mars 2020, 12:46 Nga DOSJA
Vdes nga koronavirusi 65-vjeçari shqiptar në Romë, letra

ITALI– Në territorin italian ku kanë vdekur mbi  9 mijë persona nga koronavirusi, punojnë dhe jetojnë edhe qindra mijëra shtetas shqiptarë.

Ditën e sotme ka vdekur nga COVID-19 edhe një 65-vjeçar shqiptar që jetonte në Romë. Pas infektimit nga koronavirusi ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj lufte e  për fat të keq ka vdekur.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e të ndjerit, Anila e cila ndër të tjera shkruan se burri i saj kishte shumë humor,  vullnet, i vendosur, dhe më një shpirt mjaft entuzianst.

 “Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë I gjendshëm dhe një koleg I ndershëm dhe içmuar.  Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide. “

Është mësuar se shqiptari që vdiq  në Itali nga virusi është Adrian Preza, ishte 65 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Gjithashtu mësohet se ai kishte dalë në pension kohët e fudnit pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.

“Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona”  shkruan bashkëshortja e tij Anila.

Deri më sot janë shënua dy viktima shqiptare në Itali të konfirmura nga koronavirusi.  Viktima e parë është ishte një grua 66-vjeçare e cila vdiq nga COVID-19 më 7 mars 2020,  me origjinë nga Durrësi e  cila jetonte  sëbashku me familjen në  komunën Casalpusterlengo në Lombardi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali vdes shqiptari ne rome koronavirusi ne itali vdes shqiptari ne rome

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:42

TIRANË– Vetëm 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, dhe vetëm 79 persona të dyshuar janë testuar në 24 orët e fundit, në një numër që shkon në 197 t...

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:00

TIRANE– Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku tashmë mësohet se ka dalë nga pavioni i të infektuarve me COVID-19, e ëma e pacientes 69, (vajza e ...