Aktualitet

28 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA

TIRANËVetëm 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, dhe vetëm 79 persona të dyshuar janë testuar në 24 orët e fundit, në një numër që shkon në 197 të infektuar në Shqipëri. Silva Bino, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik, ka bërë përditësimin e të dhënave ku ka theksuar, se janë 2 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa tek spitali Infektiv, 74 të shtruar, 4 persona në terapi intesive.

DEKLARATA E PLOTË:

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.  Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           113 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               21 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            3 rast
-Tropojë          3 raste
– Pukë               3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:00

TIRANE– Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku tashmë mësohet se ka dalë nga pavioni i të infektuarve me COVID-19, e ëma e pacientes 69, (vajza e ...