Sport

FOTO/As masat e koronavirusit nuk ndalin Kukësin, klubi nuk ndalon punimet për stadiumin e ri

27 Mars 2020, 21:05 Nga DOSJA
FOTO/As masat e koronavirusit nuk ndalin Kukësin, klubi nuk ndalon punimet

KUKËS- As pandemia e koronavirusit që ka pushtuar gjithë botën dhe as masat e ndërmarra duke ndalur shumicën e aktiviteteve në të gjithë territorin shqiptar, nuk kanë ndalur punën për rindëritmin e stadiumit të Kukësit. Në kantierin e stadumit “Zeqir Ymeri” vazhdohet të punohet për të ngritur strukturat e impiantit, siç ka treguar vetë klubi duke postuar sot disa foto.

“Punimet në stadiumin e ri të Kukësit vijojnë, megjithëse me ritme më të ngadalta. Po punohet me orare të shkurtuara dhe staf të reduktuar duke respektuar njëkohësisht edhe rregullat për sigurinë në kuadër të masave në luftën kundër COVID-19!”, shkruhej në njoftimin e skuadrës.

Sipas planit, Kukësi shpresonte që të vinte në punë impiantin në fillimin e edicionit të ri, por me ngadalësimin e punimeve për shkak të pandemisë, nuk dihet ende se kur do të mund të përfundojë stadiumi.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi i kukësit stadiumi i kukesit zeqir ymeri klubi i kukësit stadiumi i kukesit zeqir ymeri

Sondazh

Poll