Sport

Premier League nuk luhet as në prill, Federata Angleze i trembet koronavirusit

27 Mars 2020, 18:48 Nga DOSJA
Premier League nuk luhet as në prill, Federata Angleze i trembet

COVID-19 ka bërë që futbolli të harrohet kudo, sepse askush nuk e ka mendjen te sporti në këto kushte vetizolimi që po kalon e gjithë bota.

Federata Angleze e Futbollit ka folur për rifillimin e Premier League dhe ende nuk ka gjasa që skuadrat të rikthehen në fushën e lojës as në muajin tjetër. Federata ka dalë me njoftim zyrtar dhe bën me dije se nuk do të luhet futboll të paktën deri më 30 prill.

“Nuk e rekomandojmë të luhet deri më 30 prilll, ose të pakten deri në një datë kur të jetë më e sigurtë të luhet. Ne do ta bëjmë vetëm kur të kemi siguri, në javët e ardhshme do të kemi takime të tjera dhe do të vendosim”, – shkruhet në deklaratën zyrtare.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata futboll premier league federata futboll premier league

Sondazh

Poll