Sport

Kaos te Dinamoja e Zagrebit, futbollistët nuk pranojnë uljen e rrogave me 70%

27 Mars 2020, 19:19 Nga DOSJA
Kaos te Dinamoja e Zagrebit, futbollistët nuk pranojnë uljen e rrogave

Dinamo Zagreb është bërë makth për lojtarët e saj këtë muaj, pasi presidenti ka shkarkuar të gjithë pjestarët e stafit teknik dhe ka vënë në shënjestër edhe trajnerin.

Gjithçka nisi me vendimin e klubit për të shkurtuar rrogat e lojtarëve me 70% në periudhën e ndërprerjes së aktivitetit. Feta më e madhe e fitimeve te klubi i madh kroat vjen nga plusvlerat dhe shpërblimet për pjesëmarrjet në kupat e Europës.

Ky sezon ishte shumë pozitiv për Dinamon. Në fillim Champions në grupe, pastaj shitja e Dani Olmos te Leipzig. Lojtarët janë ndjerë të përdorur dhe nuk kanë pranuar reduktimin, teksa ka nisur shkarkimi i stafit teknik dhe po bëhet presion te trajneri, por ky i fundit është nën kontratë dhe do të duhej të likuidohej me 1.5 mln euro.

Emergjenca koronavirus quhet vetëm justifikim nga lojtarët.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo zagreb rrogat skandal dinamo zagreb rrogat skandal

Sondazh

Poll