Aktualitet

Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Boiken Abazi liston fitoret e Kurtit: Ndryshoi qëndrimin e administratës së ShBA-së

28 Mars 2020, 07:32 Nga DOSJA
Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Boiken Abazi liston fitoret e

TIRANË– Aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi me anë të një statusi në Facebook ka listuar arritjen më të madhe të kryeministrit në ikje të Kosovës, Albin Kurti në rrafshin diplomaik. Në statusin e tij, Abazi ka listuar të gjitha deklaratat e përfaqësueve amerikanë në Kosovë lidhur me marrëveshjen për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Sipas tij, më 18 shkurt 2020 Matthew Palmer, nga Departamenti i Shtetit, përgjigjet për median “EU Observer” duke thënë se mbetet i hapur ndaj shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nëse palët bien dakord, në një kohë kur plani i Thaçit për copëtimin e Kosovës ishte i njohur botërisht. Më 26 mars 2020, Mattheë Palmer, dhe ambasadorët Richard Grenell dhe Philip Kosnett deklarohen se “nuk ka plan” për shkëmbim territoresh, pa deklaruar nëse janë kundër kësaj ideje që është bërë publike nga Thaçi dhe shumë të tjerë. Ndërsa dje, më 27 mars 2020, ambasadori Richard Grenell deklarohet më në fund publikisht se është kundër planit për shkëmbimin e territoreve.

“Ky ndryshim gradual qëndrimesh i administratës së ShBA-së, në përputhje me interesat kombëtare shqiptare, është arritja më e madhe diplomatike e qeverisë Kurti. Dinjitet dhe frymëzim për gjithë shqiptarët!,”-shkruan Abazi.

POSTIMI I PLOTË:

Fitorja më e madhe që ka shënuar Qeveria Kurti deri më sot në rrafshin diplomatik: 1. Më 18 shkurt 2020 Mattheë Palmer, nga Departamenti i Shtetit, përgjigjet për median “EU Observer” duke thënë se mbetet i hapur ndaj shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nëse palët bien dakord, në një kohë kur plani i Thaçit për copëtimin e Kosovës ishte i njohur botërisht. 2. Më 26 mars 2020, Mattheë Palmer, dhe ambasadorët Richard Grenell dhe Philip Kosnett deklarohen se “nuk ka plan” për shkëmbim territoresh, pa deklaruar nëse janë kundër kësaj ideje që është bërë publike nga Thaçi dhe shumë të tjerë. 3. Më 27 mars 2020, ambasadori Richard Grenell deklarohet më në fund publikisht se është kundër planit për shkëmbimin e territoreve. Ky ndryshim gradual qëndrimesh i administratës së ShBA-së, në përputhje me interesat kombëtare shqiptare, është arritja më e madhe diplomatike e qeverisë Kurti. Dinjitet dhe frymëzim për gjithë shqiptarët!

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti boiken abazi kosove albin kurti boiken abazi kosove

Sondazh

Poll