10 viktima dhe 197 të prekur nga COVID-19/ Ndërron jetë 67-vjeçari me hipertension, infektohet edhe shefja e DSHKSH-së
28 Mars 2020, 07:08Nga DOSJA
SHQIPËRI– 197 të infektuar, 33 të shëruar dhe 10 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja, ndërsa janë testuar vetëm 79 persona. Viktima më e fundit është një 67-vjeçar nga Tirana i cili vuante nga hipertensioni dhe ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë edhe një grua nga Vlora, e cila vuante nga hipertensioni. Sot, MSH sqaroi se nuk është 52 por 72 vjeçe. Deri më tani 74 pacientë ndodhen tek Spitali Infektiv ku edhe po marrin trajtimin mjekësor, ndërsa 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në terapi intesive. Epiqendra vijon që të mbetet Tirana, me plot 107 persona të infektuar, ku nuk mungojnë as mjekët e infermierët e infektuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas Skënder Bratajt, e infektuar është edhe Mirela Cami, drejtoresha e DSHKSH-së.
VIKTIMAT E KORONAVIRUSIT NË SHQIPËRI
11 mars, 73-vjeçarja nga Durrësi 18 mars, 66-vjeçari nga Lushnja 22 mars, 71-vjeçar nga Kuçova 23 mars, 43-vjeçari nga Kavaja 24 mars, 49-vjeçari nga Tirana 25 mars, 71-vjeçari nga Tirana 26 mars, 85-vjeçarja nga Tirana 27 mars, 66-vjeçari nga Fieri 27 mars (e premte), 72-vjeçarja nga Vlora 28 mars, 67- vjeçari nga Tirana
Pandemisë Covid-19 nuk i ka shpëtuar as një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pasi kreu i ‘Ballit Kombëtar’ Adriatik Alimadhi, thotë se është infektuar bashkë me gruan teksa vë në dukje mungesën e interesimit nga shteti. Nga ana tjetër qeveria shtrëngon ‘rripin’ për të gjithë qytetarët. Përhapja e hartës së infektimit në qytete ka bërë që qeveria të shtrëngojë edhe më tej masat duke lejuar vetëm një pjesëtar të familjes për të dalë, vetëm një orë në ditë.
Por edhe në rang global situata nuk është më e mirë. Koronavirusi, raportohet se ende nuk e ka kapur kulmin e tij e megjithatë po përhapet me shpejtësi. Deri më tani në rang global janë shënuar 597,458 të infektuar dhe rreth 27 mijë persona të vdekur.
(k.m.;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten res...
KOLUMBI– Edhe pse e gjithë bota është gjunjëzuar për shkak të koronavirusit, ‘bossat’ e drogës nuk e kanë lënë mënjanë zanatin. Në një video të publikuar në rrj...
TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar sot se kur mundtë dalë Shqipëria nga karantina. Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Zonë e Lirë”, mjeku...
TIRANË– Stomatologu Gjergji Dilo, miku i dy laborantëve, Besar Lalike dhe Elidian Cepeli, që morën përsipër të ndërtonin ventilatorët në Shqipëri që ...
KLOS– Banorët e Klosit kanë denoncuar rritjen e çmimit të miellit. Situata e vështirë ekonomike, e krijuar për shkak të Covid-19, ka bërë që familjet me ...
TIRANË- Bilanci i jetëve të humbura nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 9. Në një reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëhet ...
TIRANË- Në programin “Rudina” në Tv Klan ishte një mjek që jeton e punon prej 20 vitesh në Çikago. Bëhet fjalë për Mario Ademaj, i cili është mjek f...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se karantinimi nuk është mënyra për të shpëtuar nga Covid-19, por që distancimi social e ul kurbën. Në nj...
TIRANË– Një grua, punonjse e Bashkisë Tiranë në sektorin e pastrimit, është përleshur me një qytetarë dhe një kolege e saj është futur mes tyre për t’i nda...
TIRANË– Një çift në Tiranë është dërguar me urgjëncë në spital, pasi janë pikasur nga policia. Ata janë shprehur se po dërgonin fëmijën e tyre në sp...