Sport

“Ronaldo na turpëronte, ishte i poshtër! Pyesni Maldinin apo Nestën”

27 Mars 2020, 17:21 Nga DOSJA
“Ronaldo na turpëronte, ishte i poshtër! Pyesni Maldinin apo

Alessandro Costacurta nuk ka fare dyshime, se cili ka qenë rivali më i fortë në kohën e tij. Ronaldo “Fenomeni” ishte në nivel tjetër krahasuar me sulmuesit e tjerë.

Ish-lojtari i Milanit e ka konsideruar atë si rivalin më të fortë në karrierë dhe jo pa arsye. Sipas tij, braziliani i turpëronte mbrojtësit, pasi zbavitej me ta.

“Cannavaro, Nesta, Maldini dhe Ferrara jam i sigurt se do të flasin si unë, nëse i pyesni. Ronaldo ka qenë më i vështiri. Kam fjetur gjithmonë mirë para ndeshjeve, me përjashtim të rasteve kur një ditë më pas kisha duel me Ronaldon”, ka thënë Costacurta.

“Përveçse ishte shumë i fuqishëm, ai të turpëronte. Ishte pak i poshtër, argëtohej duke i hedhur mbrojtësit në tokë. Shpesh ma ka bërë mua”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport costacurta legjenda ronaldo costacurta legjenda ronaldo

Sondazh

Poll