Bota

Shkëmbimi i territoreve/ Serwer: Mbase s’ka plan të dakorduar Thaçi-Vuçiç, por janë vizatuar harta

28 Mars 2020, 07:42 Nga DOSJA
Shkëmbimi i territoreve/ Serwer: Mbase s’ka plan të dakorduar

KOSOVË- Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer është shprehur se  duhet pyetur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, rreth rolit të tij për bashkëpunimin me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Unë mendoj se shumë presion i bëhet Thaçit. Gjithkush në Prishtinë e beson se ky presion ka të bëjë me Gjykatën Speciale. Nuk e di nëse është e vërtetë ose jo. Por e zbulon sjelljen e administratës Trump për ta përdorur Gjykatën Speciale për të bërë trysni ndaj një shefi të shtetit të huaj. Këtë e shoh si ndryshim të politikës ndaj Kosovës”, ka deklaruar ai në KTV.

Për Serwerin, e rëndësishme në atë letër është ajo që nuk thuhet. Sipas tij, Thaçi dhe Vuçiç e kanë pranuar se kanë diskutuar këmbimin e territoreve, dhe i informuar është edhe Grenell.

“Mbase nuk ka plan të dakorduar, porse hamendësoj se ka harta që janë këmbyer dhe se ka harta. Nuk e di se kush i vizaton dhe as çfarë ka në to. Gjithë çfarë mund të besoj se nuk ekziston një plan sekret,”-shprehet ai. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni daniel serwer kosove marrveshje per shkembim territoresh daniel serwer kosove marrveshje per shkembim territoresh

Sondazh

Poll