Bota

Gjesti i shpifur i postierit, bën pakon me pështymë para se ta dorëzojë (VD)

27 Mars 2020, 21:00 Nga DOSJA
Gjesti i shpifur i postierit, bën pakon me pështymë para se ta

SHBA-Edhe pse SHBA është izoluar nga koronavirusi njerëzit shumë gjëra që ju nevojiten i marrin nëpërmjet postës. Mirëpo në Los Angeles ka ndodhur diçka e çuditshme pasi një postier është kapur nga kamera e sigurisë së një shtëpie duke bërë një veprim të ‘pështirë’.

Postieri i kompanisë ‘Amazon’ është filmuar, teksa po linte pakon te dera e shtëpisë, ndërkohë ai gjatë këtij momenti ka lyer dorën me pështymë dhe ka fërkuar pakon.

Sigurisht që ky veprim në këto kohë është i rrezikshëm pasi virusi përhapet edhe nëpërmjet përshtymës, ndërkohë mëhet se postieri është raportuar menjëherë në polici. Ndërsa zëdhënësi i ‘Amazon’, tha se postieri nuk ishte i kompanisë, por i një pale të tretë.

Kujtojmë se në SHBA numërohen 96.968 të infektuar dhe 1477 viktima të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amazon koronavirusi ne shba postieri peshtyn pakon amazon koronavirusi ne shba postieri peshtyn pakon

Sondazh

Poll