Bota

Kurti i përgjigjet Grenell-it: Genjën. E kam parë në sy, por s’i kam premtuar teqjen e taksës

27 Mars 2020, 21:25 Nga DOSJA
Kurti i përgjigjet Grenell-it: Genjën. E kam parë në sy, por

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të Richard Grenell, cili tha se i ishte premtuar heqja e taksës 100%. Në një një reagim në Facebook, Kurti shprehet se Grenellin e ka parrë në sy dhe kurrë nuk i ka premtuar heqjen e taksës 100%.

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Kurti.

Sot në një intervistë për emisionin ‘Pressing”, Grenell tha se kurti i ka premtuar heqjen e taksës, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti richard grenell taksa 100% ndaj serbise albin kurti richard grenell taksa 100% ndaj serbise

Sondazh

Poll