Bota

Mbi 600 mijë të prekur nga koronavirusi në botë/ Mjekët në SHBA s’përballojnë dot fluksin, nga 29 mijë viktima 10 mij

28 Mars 2020, 07:01 Nga DOSJA
Mbi 600 mijë të prekur nga koronavirusi në botë/ Mjekët

SHBA- Koronavirusi ende nuk e ka kapur kulmin e tij dhe po përhapet me një shpejtësi skëterrë në të gjithë globin duke shënuar deri më tani 642.741 të infektuar dhe 29.908 mijë persona të vdekur.

Në SHBA ka më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirusi. Mjekët dhe infermierët në vijat e para të ‘luftës’ kërkuan më shumë pajisje për të luftuar virusin, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 1.900 persona.

Italia kaloi në vendin e parë duke ia kaluar edhe Kinës për numrin e të prekurve nga pandemia, ndërkohë që gjithashtu regjistroi numrin më të madh të vdekjeve brenda ditës, 969  të tilla. Sot ka shënuar 889 viktima ku numri total ka shkuar në 10.023,  ndërsa mbi 92 mijë të tjerë janë të prekur nga pandemia. Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Itali paralajmëroi që infeksionet ende nuk kanë arritur kulmin e tyre. As në Spanjë nuk është situatë më e mirë pasi deri më tani 72 mijë persona janë infektuar dhe 5812 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë edhe mjekët iranianë nuk raportojnë situatë më të mirë. Sipas tyre, qindra persona kanë vdekur pasi kanë konsumuar metanol toksik, të cilin e kanë blerë pasi besohej se vriste koronavirusin.

Një anije lundrimi është bllokuar në Panama dhe nuk lihet që të ankorojë pasi katër persona në bordin e tyre kishin ndërruar jetë prej covid-19. Ndërsa Kina duket se e ka marrë veten plotësisht pasi nuk ka asnjë të infektuar. Edhe pse janë raportuar 54 raste të reja, të gjitha janë të importuar nga jashtë.

Situata nuk është më mirë as në Ballkan, kur deri më tani Serbia ka shënur 528 të infektuar dhe 8 të vdekur. Maqedonia 219 të prekur dhe vetëm 3 persona kanë ndërruar jetë. Kosova ka rreth 88 të infektuar, e 1 të moshuar që ka ndërruar jetë. Numrin më të madh të infeksioneve në rajon e ka Greqia, me plot 966 të prekur dhe 28 të vdekur.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi në kinë koronavirusi ne bote koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll