Bota

Hera e parë! Koronavirusi në Itali, gjykatësja detyron klinikën të testojë avokatin e dyshuar me covid-19

28 Mars 2020, 06:28 Nga DOSJA
Hera e parë! Koronavirusi në Itali, gjykatësja detyron

ITALI- Gjyqtarja Giovanna Caso ka “detyuar” një avokat për të bërë testin e koronavirusit në Castel Morrone, në zonën Caserta. Avokati Angelo Cocozza, i cili kishte shkuar për një gjyq në Gjykatë është edhe djali i një personi që do t’i nënshtrohet një testi për covid-19, i cili aktualisht i shtruar në spital ku ka pasur një person të infektuar me Covid-19.

“Meqenëse rasti për një infektim të mundshëm nuk mund të përjashtohet – është shprehur gjyqtarja – dhe duke marrë parasysh “gjendjen e veçantë dhe moshën e cenueshme” të pacientit në spital, të bëhet një kontroll i menjëhershëm”.

Prandaj ajo urdhëroi përfaqësuesit e klinikës “Villa delle Magnolie” që analizat të kryheshin menjëherë.

Vendimi i bujshëm është marrë në përputhje me Kushtetutën mbi të drejtën për shëndet, por që mund të përfshijë tashmë edhe ekzaminimin të infektuarve që nuk shfaqin simptoma.

Një protokoll që deri më tani nuk është kryer dhe që penguar të bëjnë testin të gjithë ata që kanë pasur kontake apo që edhe kanë jetuar me të infektuar, duke i kushtuar edhe më pas jetën.

Në Itali por edhe në vende të tjera, testimi për koronavirus bëhet vetëm pë rata që shfaqin simptoma dhe jo për ata që dyshojnë së mund të jenë të infektuar me pandeminë, duke anashkaluar kështu edhe këshillën e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Marrë nga Napoli.fanpage.it

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni angelo cocozza giovanna caso itali angelo cocozza giovanna caso itali

Sondazh

Poll