Bota

Presidenti i Italisë thirrje BE-së: Është koha për të ndërhyrë, nëse nuk e bëni tani do të jetë shumë vonë

27 Mars 2020, 22:10 Nga DOSJA
Presidenti i Italisë thirrje BE-së: Është koha për

ITALI-Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, ditën e sotme ka mbajtur një fjalim, ku i është drejtuar Bashkimit Europian duke i thënë që të ndërhyjë në Itali përpara se të jetë shumë vonë, pasi Italia po kalon situatën më të vështirë në Europë për shkak të koronavirusit.

Megjithëse ai e ka falenderuar për ndërhyrjen dhe ndihmën që BE i ka dhënë deri tani Italisë, ka shtuar se Italisë i duhet më shumë ndihmë.

“Mbështetja konkrete ka ardhur nga disa prej vendeve të BE-së. në bashkimin Europian, Banka Qëndrore dhe Komisioni, ditët e fundit, kamë marrë vendime të rëbdësishme të mbështetur nga parlamenti Europian. Por duhet bërë më shumë. Hspresoj që të gjithë ta kuptojnë plotësisht, para se të jetë vonë, seriozitetin e kërcënimit, jo vetëm për Italinë por edhe për Europën.”– është shprehur presidenti

Ndërkohë ai u është drejtuar të gjithë njerëzve që kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të pandemisë duke shprehur keqardhje për ata nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në funeralet e tyre.

“Ne po jetojmë jë faqe të trishtë të historisë tonë. Ne kemi parë imazhe që do të jetë e pamundur të harrohen. Disa grupe njerëzish po paguajnë dhe veccanarisht pleqtë po paguajnë një ccmim të lartë.” – është shprehur ai.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi:ilfattoquotidiano.it

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali sergio mattarella koronavirusi ne itali sergio mattarella

Sondazh

Poll