Bota

Shkon në 88 numri i të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë

27 Mars 2020, 20:36 Nga DOSJA
Shkon në 88 numri i të infektuarëve me Covid-19 në

KOSOVË- Edhe dy persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në Kosovë dhe numri total ka shkuar në 88. Këtë e ka konfirmuar pak orë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku ka bërë me dije se personat e prekur janë njëri banues në gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Ndërkohë kanë shtuar se deri më sot janë kontaktuar 1.749 persona me të cilët pacientët e infektuar kanë pasur kontakte.

Njoftimi

 “Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (108) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë. Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve. ”-Thuhet në njoftim.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll