Bota

Përfituan nga situata kritike e vendit, autoritetet italiane sekuestrojnë 900 teste false për CoVid-19

27 Mars 2020, 20:22 Nga DOSJA
Përfituan nga situata kritike e vendit, autoritetet italiane

ITALI– Në Itali janë sekuestruar 900 teste që supozohej se shwrbenin për diagnostikimin e koronavirusit, por që fatkeqësisht nuk kishin asnjë autorizim dhe vërtetim nga autoritet shëndetësore.

Paketat e testeve shiteshin në internet në një web faqe për qytetarët, të cilët mendonin se kishin gjetur mundësinë për ta bërë vetë testimin e koronavirusit, mirëpo fatmirësisht ato u zbuluan nga Guardia di Finanza.

Disa testetashmë ishin shitur dhe paguar, por u arrit ndërhyrja para fillimit të dërgesës së materialit. Operacioni u inicua si pjesë e hetimit, e nisur në të gjithë Italinë, për të identifikuar ata që përfitojnë nga urgjenca për të mashtruar. Autoritet vendase e cilësuan si mashtrim për sigurinë publike dhe gjobitën pronarin e Laboratorit të analizave me 130 mijë euro.

Shitja ndaj “qytetarëve që nuk janë të vetëdijshëm dhe kanë frikë nga pajisjet për të cilat nuk ka efikasitet të provuar rrezikon seriozisht shëndetin dhe sigurinë publike”– kanë thënë Guardia di Finanza.

Ndërkohë pronari i Laboratorit të analizave u akuzua për shkelje të çështjes specifike të parashikuar nga direktivat e KE.

Burimi:news1

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni autoritetet iatliane koronavirusi ne itali autoritetet iatliane koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll