Bota

“Rrëzohet” Britania, infektohen me Covid-19 tre pushtetarët më të lartë që kontrollonin vendin

27 Mars 2020, 19:46 Nga DOSJA
“Rrëzohet” Britania, infektohen me Covid-19 tre

BRITANI-Koronavirusi ka mbërthyer edhe qeverinë britanike pasi kryeministri Boris Jahnson dhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

Por jo vetëm kaq, pasi mediat e huaja, bëjnë me dije se simptoma të virusit janë shfaqur edhe tek shefi i kabinetit Michael Gove, ndërkohë ky i fundit ka thënë se nuk ka rëndësi posti në këtë luftë.

Në këtë mënyrë tre njerëzit më të pushtetshëm që drejtojnë Britaninë, po bien.

Mediat e huaja shtojnë më tej se ata nuk kanë qenë të kujdesshëm në këtë periudhë, ndërsa kanë nisur komentet ironike për pushtetarët duke thënë se ata jepnin këshilla për të tjerët ndërkohë që nuk i kanë zbatuar vetë.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris jahnson koronavirusi ne bote matt hancock michael gove boris jahnson koronavirusi ne bote matt hancock michael gove

Sondazh

Poll