Aktualitet

Sekuestrohen 12 ton mbetje elektronike të destinuara për Shqipërinë

27 Mars 2020, 14:52 Nga DOSJA
Sekuestrohen 12 ton mbetje elektronike të destinuara për

BARI– Ngarkesa prej rreth 300 lavatriçesh dhe sobash të prishura ishte vendosur në një kamion me targa bullgare por  u ndalua në portin e Barit përpara se të nisej për portin e Durrësit.

Në bazë të dokumenteve tregtare të bëra publike nga shoferi, e konfirmuar më pas edhe me kontrollin  fizik të pajisjeve elektroshtëpiake mbeturinat ishin deklaruar si pajisje funksionale të ripërdorshme, por nga kontrolli rezultoi e kundërta.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngarkesa prej 18 tonësh është sekuestruar ndërsa drejtuesi i kamionit është vënë nën hetim.

Një muaj më parë autoritetet italiane sekuestruan me të njëjtën skemë edhe 25 tonë mbeturina pajisjesh elektroshtëpiake. Ngarkesa po përpiqej të transportohej nga porti i Ankonës, rreth 500 kilometra në veri të Barit.

Ende nuk  është e qartë nëse rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por në të njëjtën kohë u kapën dhjetëra fuçi dhe thasë të mbushur me azbest, mbetje e rrezikshme, në Vlorë.

Burimi: Barilive 

A.C/Dosja .al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bari shqiperi bari shqiperi

Sondazh

Poll