Aktualitet

Lajm i mirë nga Lezha! Mjekë u karantinuan se operuan të renë me koronavirus, dalin analizat: Asnjë i infektuar

27 Mars 2020, 13:58 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Lezha! Mjekë u karantinuan se operuan të

LEZHË– Një lajm i mirë vjen nga Lezha, ku asnjë prej mjekëve dhe infermierëve që i shërbyen të resë me koronavirus nuk janë të infektuar. Nga dje ata u futën në karantinë dhe bënë analizat me tampon, ditën e sotme mësohet se testet kanë dalë të gjitha negative.

E reja ishte kthyer nga Italia dhe disa ditë më pas kishte shkuar për t’u operuar pa u treguar gjë mjekëve për historikun e saj të udhëtimit.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll