Aktualitet

ME VIDEO/ Dy policë dhe një ushtar i ndjekin këmba këmbës, shkodranët thyejnë karantinën e sorollasin efektivët nëpër

27 Mars 2020, 14:26 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Dy policë dhe një ushtar i ndjekin këmba

SHKODËR– Dy të rinj, banues në qytetin e Shkodrës, kanë thyer karantinën dhe kanë dalë të shëtisin nëpër rrugët e qytetit. Por, për fatin e keq të tyrin ua ka prishur xhiron patrulla e Policisë që ka filluar të qarkullojë nëpër lagjet e Shkodrës, për kontrollin rutinë.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet se si patrulla e Polciisë u bën me shënjë të rinjve të ndalojnë, por këta të fundit ikin me vrap. Në këtë moment, dy efektivët e poliicsë dhe një i Forcave të Armatosura, zbrasin nga mjeti i tyre dhe i ndjekin me vrap.


Siç shihet edhe në filmimin nga kamera e sigurisë, pas disa minutash ndjekje, dy shkodranët përfundojn si lepuj në duart e efektivëve. Dëshmitar i gjithë kësaj ngjarjeje është bërë edhe një qen.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll