Aktualitet

Detaje për rastin e 12-të me COVID-19 në Korçë, është mjeke kardiologe u infektua tek “Shefqet Ndroqi”

27 Mars 2020, 14:20 Nga DOSJA
Detaje për rastin e 12-të me COVID-19 në Korçë,

TIRANË- Korça deri tani ka 12 raste të konfirmuara me COVID-19. Sipas ABC Neës, pacienti i 12-të me koronavirusi është një mjeke kardiologe nga ky qytet. Më tej shtohet se kardiologia është e moshës rreth 52 vjeçe dhe tashmë është e vetëkarantinuar në banesën e saj në qytetin Korçë.

Mjekja dyshohet se mjekja është infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ka shoqëruar një të sëmurë por gjithashtu mjekja mund të jetë infektuar ndërsa ka patur nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka patur shenja të gripit.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjekja me covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjekja me covid-19

Sondazh

Poll