Aktualitet

Kaos në rrugët e kryeqytetit/ Qytetarët shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, nxitojnë për të blerë ushqime, nuk mbajnë

27 Mars 2020, 13:30 Nga DOSJA
Kaos në rrugët e kryeqytetit/ Qytetarët shfaqen shumë

Tiranë- Shqiptarët çdo ditë thyjenë masat e marra nga qeveria për COVID-19. Mëngjesin e sotëm shumë qytetarë janë shfaqur në rrugët e kryeqytetit, pa masa mbrojtëse dhe nuk qëndrojnë në distancë me njëri-tjetrin. Disa prej tyre qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit dhe ecin dyshe ose treshe në rrugë, kjo e fundit është e ndaluar tashmë nga autoritetet.

Po kështu, qytetarët shfaqen me çanta nëpër duar dhe mesa duket shfrytëzojnë orët e paradites për të bërë pazar, për të blerë ilaçe apo për të kryer edhe pagesa në bankë. Por masat e marra për COVID-19  i “harrojnë”.

Foto nga kryeqyteti:

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll